zoom

Sport

A është Leo Messi më i madhi i të gjitha kohërave? Ja çfarë thotë Carlo Ancelotti…

Carlo Ancelotti u pyet në një konferencë shtypi nga gazetarët nëse Lionel Messi është më i madhi i të gjitha kohërave, pasi së fundi ai fitoi Kupën e Botës.

Trajneri i Real Madridit e ka bërë të qartë se nuk do ta quajë asnjëherë argjentinasin si më të mirin në historinë e futbollit.

“Nuk e di nëse Messi është më i miri në historinë e futbollit. Nuk është e drejtë për ta thënë këtë, çdo periudhë dhe epokë ka pasur lojtarë të mirë. Nga goja ime nuk do të dali kurrë fjala se Messi është më i miri në histori. Unë stërvis çdo ditë një fitues të Topit të Artë dhe kam parë lojtarë si Cruyff dhe Maradona”, tha Ancelotti. /zoom.al/