Aplikacion
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u pyet nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë nëse kanë marrë kërkesë për rritjen e çmimit të transportit për shkak të rritjes së naftës që erdhi si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme.
“Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe të bashkisë së Tiranës ishin në takim me shoqatat e transportit, situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes, qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencs dhe akcizën. E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa aktesubvencioni sa i përket shoqatave, kyu element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit”, tha ai.
Lajmi vjen pas kërcënimeve nga Shoqata e Transportit Publik për të rritur çmimin e bileteës dhe shkurtimin e flotës së autobusëve, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari