Aplikacion
“Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit. Megjithatë po të shihni historikun e moderatoreve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t’u parë”, tha Ponari.
Fjoralba madje nuk nguroi të shprehte admirimin për ish-moderatoren e “Portokalli”, Xhemi Shehun, duke u shprehur se për të ajo është një shembull shumë i mirë.
“Xhemi Shehu padiskutim, ka qenë një nga figurat jo vetëm e dashur dhe e zonja, por me një kimi të mrekullueshme me Salsanon, gjë që unë realisht e shikoj si shembull dhe do të doja të arrija në ato nivele bashkëpunimi”, tha Fjoralba.
Mirëpo a do të provojë Fjoralba aktrimin në “Portokalli”, siç kanë bërë edhe moderatoret e mëprshme? Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, moderatorja ka treguar se i janë besuar edhe disa skeçe, ose më saktë role të vogla, duke qenë se është në hapat e parë.
Gjithashtu ajo ka hequr dyshimet e të gjithëve në lidhje me prezantuesit, duke treguar se në moderimin e “Portokallisë” do të jenë vetëm ajo dhe Salsano Rrapi.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë