zoom

Politikë

A do të gjobitet Lulzim Basha?

Lulzim Basha mblodhi një grumbull simpatizantësh në qytetin e Kavajës. Një turmë e tillë nuk ishte parë deri tani në takimet elektorale të kësaj fushate. Në kohën e pandemisë, grumbullimet më shumë se 10 vetë janë të ndaluara.

Por në Kavajë numri i simpatizantëve të Bashës ishte i lartë, siç tregojnë këto foto të shpërndara nga vetë PD, ku Lulzim Basha është ngjitur mbi kofanon e makinës së tij për të përshëndetur mbështetësit.

Për grumbullime disa herë më të vogla policia ka aplikuar gjoba prej 5 milionë lekësh të rinj. Me këtë shumë u gjobit ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe eksponentët e opozitës, Edmond Spaho e Belind Këlliçi. Mbetet për t’u parë nëse policia e Tiranës do të aplikojë të njëjtën masë edhe për Lulzim Bashën. ©Zoom.al