zoom

Politikë

A do dërgojë NATO trupa ushtarake në Ukrainë? Ja si përgjigjet Zelensky: Ne duhet të…

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, i pyetur nga gazetarët në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka folur në lidhje me mundësinë e dërgimit të trupave nga NATO në Ukrainë, referuar deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se nuk e përjashton diçka të tillë.

Zelensky u shpreh se detajet në lidhje me atë që është disktutuar në samit, do t’i mësojë gjatë vizitës së radhës së Macron në Ukrainë.

Zelensky theksoi se e rëndësishme është që Ukraina të mbijetojë dhe të jetë e fortë në front, për të cilën tha se është jetike dërgesa në kohë e ndihmave.

Një sugjerim i Macronit ka qenë që mund të jetë një aksion për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ka diskutime brenda aleatëve mbi këtë çështje? Dhe cila është situata me armatimet?

Zelensky u shpreh:

“Kisha një takim me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma, koalicion për artilerinë psh. Ne duhet të mbijetojmë, ndaj duam vendime konkrete. Ndaj nuk mund të ndaj me ju detaje apo shifra. Na duhet të mbijetojmë, pra gjithçka që kemi vendosur, çdo ndihmë duhet të vijë në kohë. Kljo është nisma më e mirë e të gjitha. Nëse do fitojmë apo jo varet nga kjo.

Sa i përket mundësisë së trupave, nuk kam qenë në samit. Zyrtarisht Macron do vijë Ukrainë në mes të Marsit, ndaj do të ndajë detaje në lidhje me këtë çështje. Aty do njihem me hollësitë e planit”. /ZOOM.AL/