zoom

Të gjitha

Jennifer Aniston vuan nga një problem/ E dinit ?!

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston, në një intervistë për “People” ka zbuluar se prej dekadash vuan nga problemet e gjumit, duke filluar nga pagjumësia deri te ecja në gjumë.

“Unë mendoj se filloi diku në të 30-at e mia ose edhe më herët, por ju thjesht nuk filloni të vini re efektet e mungesës së gjumit kur jemi më të rinj sepse jeni kaq të pathyeshëm. Filloi si diçka që unë thjesht do ta pranoja dhe pastaj krejt papritur kupton efektet e mungesës së gjumit dhe se si ndikon në ditën, punën, funksionin e mendjes dhe fizikun”, tha ajo.

Aktorja e ‘Friends’ tregoi se ndonjëherë edhe ecte në gjumë, “Më kanë zgjuar alarmet e shtëpisë që janë ndezur dhe nuk mendoj se e bëj më këtë. Kjo ishte kur isha super e privuar nga gjumi”.

Jennifer tha se në fillim nuk kërkoi trajtim për problemet e gjumit, por në vitet e fundit kuptoi se kishte nevojë për ndihmë serioze, “U bë diçka me të cilën unë me të vërtetë po luftoja. Tani ajo i përmbahet një orari të caktuar gjumi çdo natë dhe e lë telefonin e saj jashtë dhomës së gjumit./L.K

/Zoom.al