zoom

Të gjitha

Pas Grammy-t Kanye West largohet edhe nga “Coachella”

Reperi i njohur Kanye West ka vendosur të mos performojë në “Coachella” këtë vit. Ai ishte një ndër performuesit kryesorë të festivalit. Sipas “TMZ” reperi ka vendosur të largohet nga performanca e tij, për të shkuar në eventin Indio të Kalifornisë e cila fillon fundjavën e ardhshme.

Për më tepër ishte bërë e ditur se edhe reperi Travis Scott do t’i bashkohej Kanyes në skenë, duke lënë kështu festivalin “Coachella”.

Aktualisht është e paqartë se cila ishte arsyeja që Kanye u tërhoq, por ai ka pasur disa muaj të vështirë me gruan e tij Kim Kardashian, ndonëse së fundmi ata kanë bërë ‘paqe’ me njëri-tjetrin.

Scott nuk ka performuar në asnjë ngjarje të madhe muzikore që nga tragjedia ku mbetën 10 të vdekur dhe mijëra të lënduar. Ndërkohë, Kanye nuk është parë në publik që nga 27 marsi. Rikujtojmë se Travis Scott është zotuar të nderojë viktimat e tragjedisë së Astroworld me anë të një iniciative të re që ai e quan ‘Project HEAL’./L.K

/Zoom.al