Aplikacion
Pasi përfundimit të kësaj experience të frikshme artisti postoi dy foto në Instagram me stafin mjekësor që u kujdes për të dhe nuk harroi të thonte dhe dy fjalë për ta .
“Faleminderit juve që më keni shpëtuar jetën, që më keni shoqëruar dhe jeni kujdesur për këto ditë që nuk kanë qenë të lehta, por që nga ana tjetër ka bërë që të kem një prespektivë të re për tu përballur me jetën. Faleminderit Prof.Falconi dhe gjithë stafit të tij të jashtëzakonshëm. Faleminderit të gjithë infermierëve në repart. Dhe falënderoj ju për humanizmin dhe mbështetjen e madhe që më keni dhënë. Dashuria është ilaçi më i fuqishëm. Kthehem në shtëpi, kthehem për të jetuar.”
Më herët gjatë operacionit në pankreas, Fedez shpjegoi se i është hequr një pjesë e organit.Më herët reperi ka publikuar edhe një foto në rrjetet sociale ku shfaqej plaga pas operacionit i cili zgjati plot 6 orë./L.K
/Zoom.al