zoom

Të gjitha

Yjet që shkëlqyen në tapetin e kuq

Ceremonia e 94-të e ndarjes së çmimeve Oscar ,eventi i shumëpërfolur u rikthye në në Teatrin Dolby në zonën e Hollivudit dhe siç pritej ishte një natë plot surpriza, fitues dhe momente unike.

Tradicionalisht, tapeti i kuq i evenimentit është një nga momentet më të veçanta në botën e modës. Trende të freskëta, shkëlqim, krijime mbresëlënëse, zgjedhje veshjesh të diskutueshme. Teksa ranë në sy disa veshje mbresëlënëse si ajo  Jessica Chastain, e cila fitoi çmimin për aktoren më të mirë .

Ndërsa Lupita Nyong’o me fustanin e saj, të qëndisur me teminat Prada, dukej si një nga statujat e lakmuara prej ari. Ngjyrat pastel ishin të preferuarat e të ftuarve, siç e dëshmoi edhe fustani rozë Saint Laurent nga Zoe Kravitz, por edhe fustani pa rripa Giorgio Armani Privé nga Nicole Kidman.

Në listën e të veshurve më mirë binin në sy edhe  disa emra mashkullorë si Timothée Chalamet, Andrew Garfield dhe Kodi Smith-McPhee që ndanë mësime finese dhe stili të pashembullt./L.K

/Zoom.al