Aplikacion
Me anë të një postimi në rrjetin e saj social aktorja ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë medalje të rëndësishme, teksa ka shtuar se në shenjë simbolike ua kushton vajzave dhe grave ukrainase.
“E nderuar që për të dytin vit radhazi bëhem pjesë e aktivitetit të Unionit të grave shqiptare të suksesshme të bashkive dhe komunave shqipfolse mbajtur më 8 Mars në Preshev nën kujdesin e Kryetares së komunës Preshev Z. Ardita Sinani! ! Këtë medalje në shenje simbolike ja kushtoj vajzave dhe grave Ukrainase! Faleminderit dhe mirënjohje për ju!”, ka shkruar ajo përkrah jë fotografie të realizuar gjatë aktivitetit në Preshev.
Kujtojmë se një vit më parë Marjana Kondi është nderuar me titullin “Mjeshtre e Madhe” nga preidenti Ilir Meta. Në një ceremoni të zhvilluar në presidencë, mes miqsh dhe të afërm të aktores ajo pas 40 vitesh punë është nderuar me këtë titullin të rëndësishëm./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë