Aplikacion
Sipas një përshkrimi në uebfaqe, “Project HEAL” është një iniciativë dedikuar sfidave me të cilat përballen të rinjtë e sotëm, veçanërisht ata nga komunitetet e margjinalizuara dhe të rrezikuara.
“Gjatë muajve të fundit i kam dhënë vetes kohë dhe hapësirë për ta kaluar pikëllimin, për të reflektuar dhe për ta dhënë kontributin tim për ta shëruar komunitetin. Më e rëndësishmja, unë dua të përdor burimet dhe platformën time për të ecur përpara drejt ndryshimit të zbatueshëm. Ky do të jetë një rrugëtim i përjetshëm për mua dhe familjen time. Ndërsa është e lehtë për korporatat dhe institucionet të qëndrojnë në hije, unë mendoj që si një lider në komunitetin tim, më duhet të angazhohem në kohë nevoje. Bashkë me ekipin tim e krijuam iniciativën ‘Project HEAL’ për të ndërmarrë veprime shumë të nevojshme drejt gjetjes së zgjidhjeve reale, për ta bërë organizimin e ngjarje të ndryshme sa më të sigurt.
Një muaj pas incidentit, shkaktari i vdekjes për dhjetë viktimat u vendos si asfiksi aksidentale si pasojë e shtypjes.
Travis Scott tani po përballet me disa padi ligjore të ngritura kundër tij, bashkë me kompaninë “Live Nation” që merret me organizimin e koncerteve. Reperi akuzohet për neglizhencë dhe padi në vlerë prej 2 miliardë dollarësh. Të afërmit e viktimave reaguan menjëherë pas publikimit të intervistës, duke folur kundër reperit dhe deklaratave të tij, me ç’rast argumentuan se ai thjesht po e hidhte fajin diku tjetër./L.K
/Zoom.al
Masa ndaj dy gazetarëve Hoxha e Qyno, gazetari nga Kosova: Duhet të flasim për mëkatet tona