zoom

Të gjitha

Arbana Osmani uron Jonin në mënyrën më të veçantë

Ditë mjaft e veçantë për moderatoren e njohur Arbana Osmani. Ajo ka uruar djalin e saj Joni për ditëlindje nëpërmjet instagramit me disa foto nga udhëtimet e bëra ndër vite.

“Dita më e bukur e jetës sime ka qenë kur linde ti o Joni❤️ Dhe çdo ditë pas saj akoma më e bukur me ty; Je lumturia ime dhe shpirti më i pastër që ekziston; Gëzuar ditëlindjen travel buddy, can’t wait to show you the world❤️ Mama”, ka shkruar moderatorja.

Arbana ka dhe një djalë tjetër të quajtur Diell por gjatë hyrjes së natës finale të emisionit më  të ndjekur “Big Brother Vip”, moderatorja më e dashur e publikut bëri me dije se është në pritje të ëmbël dhe pret të bëhet nënë për herë të tretë.

Pas përfundimit të ‘reality shoë’-t, Arbana dhe Edi u nisën me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve./L.K

/Zoom.al