Aplikacion
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle janë shprehur se po qëndrojnë me popullin e Ukrainës kundër kësaj shkelje të të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare . Ata kanë inkurajuar komunitetin global dhe udhëheqësit e tij të bëjnë të njëjtën gjë.
Deklarata vjen menjëherë pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në zonën e Donbasit të Ukrainës, një rajon separatist në vend, për të cilin ai ka thënë këtë javë duhet të jetë i pavarur një masë e refuzuar nga SHBA-ja dhe Ukraina.
Po ashtu edhe këngëtarja e famshme Miley Cyrus i ka dërguar mbështetjen e saj popullit të Ukrainës në mes të konfliktit të vendit me Vladimir Putinin e Rusisë.
“Këtë mëngjes u zgjova me lajmin që më theu zemrën se Ukraina ishte pushtuar. Kam pasur përvojën më të pabesueshme duke filmuar “Nothing Breaks Like A Heart” në Kiev dhe do t’i jem përgjithmonë mirënjohës komunitetit lokal që më priti krahëhapur. Unë qëndroj në solidaritet me të gjithë në Ukrainë që janë prekur nga ky sulm”, ka shkruar në rrjetet sociale ylli i popit.
Miley nuk është e vetmja që po ofron mbështetjen dhe flet kundër presidentit rus, Vladimir Putin. Legjenda e Hollywoodit, Arnold Schwarzenegger, 74-vjeç, po ashtu ka ofruar mbështetjen e tij për popullin ukrainas në mediat sociale, duke shpresuar që në fund “të mbizotërojë një mendje e shëndoshë”./L.K
Vatikan brenda Tiranës/ “La Repubblica”: Rama kërkon të kombinojë fenë dhe demokracinë