zoom

Politikë

Rama paralajmëron padi ndaj Jorida Tabakut: Prita të mbarojë Big Brother për të reaguar

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar padi ndaj kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku.

Rama u shpreh jashtë godinës së Kuvendit pas 10 orësh dëshmi para anëtarëve të këtij komisioni se do të presë fundin e hetimeve nga SPAK në lidhje me këtë çështje për t’u përballur sërish në gjykatë në Tabakun.

Pasi të mbarojë kjo do takohemi me zonjën Tabaku në gjykatë. Është shumë e rëndë. Nuk ndodh në asnjë vend sado e tensionuar të jetë lufta politike që një politikane të angazhohet për të ngritur akuzën e një grupi të strukturuar kriminal. Kur të mbarojë hetimi i SPAK do shkojmë në gjykatë. Si qenka kjo muaj të tërë “u vodhën 430 mln euro”. Prita të mbarojë Big Brother”, u shpreh Rama.

Ai u pyet nga gazetarët nëse ka ndonjë pendesë për strategjinë e ndjekur për të reaguar kaq vonë në lidhje me akuzat e opozitës. Me batutë ai u përgjigj se priti deri në këtë moment që të përfundonte Bib Brother. “Prita të mbarojë Big Brother”, tha Rama dhe më pas u largua.