Aplikacion
Aktori fshiu nga Instagrami i tij emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”, por u tha që ai bashkë me Beatrix-ën nuk do të ishin pjesë e programit post “Big Brother VIP”.
Pas gjithë kësaj ‘rrëmuje’ që ka ndodhur, producentja e “Big Brother VIP Albania”, Lori Hoxha, ka bërë një postim në rrjete sociale, ku si duket thumbon në një mënyrë ose një tjetër Donaldin.
“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira.”- shkruan ajo.
Vëllezërit Veshaj i kanë bërë edhe unfollow Lorit në Instagram. Një reagim ka pasur edhe nga Eduart Grishaj, regjisori i ‘Big Brother Vip’. Grishaj thotë se është mësuar nga reagimet e shqiptarëve të cilët nuk dinë si të pranojnë humbjen.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë