zoom

Të gjitha

“Më merr malli shumë për ty”/ Bieta dhe Albani rrëfejnë si nisi historia e tyre e dashurisë

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë rrëfyer nisjen e historisë së tyre të dashurisë.

Moderatorja e njohur rrëfeu se ka qenë Dudushi, ai që i ka shprehur dashurinë, teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar e duke i thënë: “Më merr shumë malli për ty”.

“Po e tregoj unë kështu për herë të parë. Albani është natyrë romantike, s’kishte si të ishte ndryshe. Një djalë që ka studiuar për dramë, një djalë shumë i lexuar, shumë i kultivuar në shijet e tij. Pjesën e propozimit e kam thënë. Ka qenë shumë i ëmbël, nuk është se ka qenë tradicional. Po ka qenë vetëm me një afrim tek veshi dhe më merr shumë malli për ty thotë. Dhe ty në ato momente ta jep zemra bam. Por puthja nuk ndodhi aty”, tha Sulo në emisionin “Ëndërrtjerrësit”.

Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm, teksa gazetari i njohur tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalët e thëna i kishte me të vërtetë.

Javë më vonë Bieta tregoi se puthja e parë mes tyre ndodhi në makinë, në një ditë me shi. Duke qenë se kanë punuar së bashku, ata treguan se për punën kanë pasur shumë debate.

“Shpesh i bërtiste edhe vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët!“, tregoi Elona Duro që po ashtu ka bashkëpunuar me çiftin.