zoom

Të gjitha

“Dashuria e parë”, Iliri ironizon banoren e Big Brother: Nuk të lë vetëm deri në finale

Iliri dhe Monika janë përplasur shumë herë kohëve të fundit. Situata mes tyre është diskutuar shpeshherë dhe gjatë prime, por duket se vazhdojnë të kenë të njëjtin raport. Ironitë ndaj njëri-tjetrit nuk kanë munguar asnjëherë. Kështu e kanë nisur ditën dhe sot.

“Dashuria e parë”, tha Iliri ndaj Monikës. “Do të më kesh në finale, nuk të lë vetëm. Nuk ke me kë ta shtysh lojën. Vetëm mua më ke. Ti synon trofeun por finales do t’i bashkohem edhe unë”, ia ktheu ajo. Kujtojmë që Iliri doli pak ditë më parë në katërshen e më të preferuarve për të shkuar në finale.

Në këtë pikë të lojës, sipas televotimit, publiku ka vendosur që në finale të shkojë bashkë me Donaldin, Beniadën dhe Einxhel.