zoom

Bota

Kremlini: Uashingtoni dhe NATO po rrisin tensionet përmes thirrjeve për ndërhyrje

Tensionet Rusi –Ukrainë kanë sjellë shqetësim të autoriteteve, të SHBA-së dhe Perëndimit, të cilët kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve.

Ndërkohë Kremlini ka akuzuar NATO-n se ka rritur tensionet me paralajmërimin për vendosjen e forcave të reja të Aleancës në Europën Lindore, pikërisht në kulmin e krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Uashingtoni dhe NATO janë ato që po përshkallëzojnë tensionet përmes njoftimeve për veprime konkrete.

Ndërkohë aleatët e NATO-s janë vendosur në gatishmëri për të dërguar anije dhe luftëtar në Evropën Lindore.