Aplikacion
Pak ditë më parë gjatë një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi ajo duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me “spec”. Nëse nuk përgjigjej tjetri e qëllonte me vezë në kokë.
Alesia u pyet për futbollistin që i ka shkruar më shumë se dy herë dhe ajo u përgjigj Christiano Ronaldo për t’i shpëtuar “dënimit” të lojës. Kjo deklaratë bëri bujë të mëdhe në media.
E ftuar në “Fjesë në 5” Alesia tregoi se e gjitha kishte qenë një shaka për t’i shpëtuar “dënimit” të lojës.
Gjithashtu Alesia Bami shtoi se një tjetër arsye pse tha emrin e yllit portugez ishte sepse nuk dëshironte të tregonte emra të futbollistëve shqiptarë, të cilët i kanë shkruar.
“Ishte një lojë me vezë dhe thjesht doja ti shpëtoja vezës. Nuk doja të tregoj për futbollistët që më kanë shkruar këtu pasi mund vihen në siklet. Ishte thjesht një shaka, nuk më ka shkruar. Ku u bëre ti të të shkruajë ai? Nuk është ndonjë çudi e madhe dhe të më shkruajë, thjesht unë jetoj këtu dhe nuk ma di ekzistencën”, u shpreh moderatorja.