zoom

Të gjitha

Iliri i acaruar me Monikën: Dëgjoj ulërima në vrimë të veshit

Banorët e “Big Brother VIP” e kanë kaluar natën jashtë. Disa prej tyre kanë fjetur pranë pishinës, e të tjerë pranë sallonit të madh. Vetëm Beniada dhe Einxhel kishin të drejtë që të flinin brenda.

E gjithë kjo ndodhi pasi Beniada vendosi që të pranonte dhuratën që ishte brenda kutisë së Pandorës, ku pasi të dalë nga BB VIP ka një udhëtim nga Dubai në Maldive me të gjithë familjen. Ajo duhej që të shpëtonte një banor që të mos flinte jashtë dhe modelja tha emrin e Einxhel.

Ndërkohë banorët që kanë fjetur jashtë kanë biseduar me njëri-tjetrin, e duket se në një moment Iliri është irrituar nga Monika. Teksa kjo e fundit po fliste, balerini i njohur i thotë “na lër të relaksohemi”.

Biseda mes tyre:

Arjola: Nesër super të ngrirë. Do na kenë ngrirë edhe qerpikët. Do jetë dimri i fundit ky

Monika: Dedë

Iliri: O Monikë

Monika: Hë po fle?

Iliri: Në vrimë të veshit

Monika: Hë mo burrë i dheut sa gjumash që je. Po si të flihet

Iliri: Po na lër të relaksohemi se ora 2 e ca

Monika: Po si të flihet në këtë të ftohtë o burrë?

Iliri: Çdo gjë më bëhet, vetëm dëgjoj ulërima në vrimë të veshit nuk më bëhet

Monika: Dedë, alo Dedë

Arjola: Qerpikët si Deda do na ngrijnë