zoom

Të gjitha

“Dalim menjëherë”/ Dj Dagz nuk ndihet mirë në shtëpinë e BB VIP

Arbër Gumnishta apo i njohur ndryshe me emrin e artit, Dj Dagz ka gati dy muaj që ndodhet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë rrugëtimit të tij deri tani, ai ka pasur momente shumë të bukura, por nuk kanë munguar as debatet. Por mbrëmë duket se nuk është ndjerë mirë.

Disa çaste më parë DJ Dagz është zgjuar nga gjumi dhe ka shpërthyer në lot. Banorët janë shqetësuar dhe të gjithë e kanë pyetur se çfarë ka. Arbëri u ka treguar se ka parë një familjar ëndërr në gjendje shumë të rëndë.

“Ishte shumë ëndërr e keqe, kur më del pamja përpara më vjen të qaj direkt”, tha Dj Dagz.

Në anën tjetër, Dj PM i është drejtuar duke i thënë se nëse ai do mund të dalin menjëherë, por që Dagz ka thënë jo. Kujtojmë se dy DJ janë një konkurrent i vetëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.