Aplikacion
Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, aktori dhe këngëtarja u përpoqën t’i japin fund njëherë e mirë dilemave mbi afrimitetin e tyre.
Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.
“Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje, por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua dhe ajo që dua është kjo”, tha ai duke vulosur gjithë spekullimet mes banorëve dhe në publik.
Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi lë të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht te raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pambyllur me moderatoren e njohur, Bora Zemani.
Ndërkohë menjëherë pasi aktori i humorit dha këtë deklaratë, kërkoi fjalën Semi Jaupaj, e cila u duk qartë se sa e prekur ishte nga e gjithë kjo ngjarje. Ajo kërkoi që t’i thoshte dy fjalë Donaldit, por nuk e lejuan.
“Thjesht doja t’i thosha Donaldit diçka. Jetë të lumtur, por dua të më kthejë delen”, të cilën pasi doli nga BB VIP ia la shokut të saj.
Pastaj këngëtarja e njohur, teksa Sonila Meço po komentonte afrimitetin mes dy banorëve, u ngrit dhe u largua nga skena.