zoom

Të gjitha

“Ty të shoh si konkurrent shumë të fortë”/ Me kë e ka Beniada?

Beniada Nishani u është përgjigjur me shumë sinqeritet të gjitha pyetjeve që iu bë gjatë lojës “përgjigju ose pi”, e organizuar nga “Vëllai i Madh”.

Ajo zgjodhi që këtë lojë ta bënte së bashku me Meridianin, ku të dy duhej të përgjigjeshin disa pyetjeve ose në të kundërt do të duhej të pinin.

“Cili është kundërshtari më i fortë që ke në shtëpinë e “Big Brother?”- e pyet Meridiani.

Modelja iu përgjigj duke i thënë se sipas saj, ai është një ndër banorët që është një kundërshtar i fortë.

“Ty të shoh si një konkurrent shumë të fortë”, i tha Beniada. E Duket se Meridiani e priti mirë këtë përgjigje të Beniadës.