Aplikacion
Është fjala për Ilirin dhe Einxhelin. Teksa ishte i ftuar në “BB VIP Fun Club, ai ka thënë se “Iliri vdes për Einxhelin”, duke nënkuptuar se nëse do të dilnin jashtë shtëpisë, ata mund të flisnin e të bënin debate të bukura me njëri-tjetrin.
Gjini shtoi më tej se Iliri është munduar vazhdimisht ta bëjë Einxhelin pjesë të grupit të vet, por nuk ia ka dalë dhe e sheh se me atë nuk mund të bëhen kompromise për të vërtetën.
Pjesë nga biseda:
Flori: Unë për shembull mendoj që Iliri vdes për Einxhelin.
Dojna: Vdes në ç’kuptim Flori se ti ke ardhur me bomba?
Semi: Të debatojë me Einxhelin.
Flori: Unë mendoj që ai nëse do dalë jashtë shtëpisë së Big Brother me Einxhelin do ta shijojë shumë kafen. Domethënë do flasin të dy bashkë, do argumentojnë me njëri-tjetrin dhe do bëjnë debate të bukura dhe prandaj jam i bindur që kjo ishte dhe arsyeja që Iliri ka dashur të bëjë Einxhelin realisht pjesë të grupit të tij.
Dojna: Dhe tani ka filluar sulmon sepse duket sikur Einxheli është distancuar sa më shumë.
Flori: Ai e provoi që ta sulmonte, e sulmoi Einxhelin. Gjeti disa etiketime, sepse e kuptoi që Einxhelin ai nuk mundet dot ta manovrojë dhe e kuptoi që me Einxhelin nuk mund të bëjë dot kompromise për të thënë të vërtetën. Dhe po ta shohësh, në disa sjellje kam vënë re që, për shembull, ndryshe nga Einxheli dhe Beniada. Beniada mund t’ia thotë diçka Einxhelit, nuk e shoh këtë raport te personazhet që i qëndrojnë Ilirit afër.