Aplikacion
Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe paraditen e sotmeështë bërë me dije se pas daljes së analizave, do të ndërmerren të gjitha procedurat ligjiore, për marrjen e përgjegjësisë nga të gjithë personat përgjegjës.
Sipas analizave mikrobiologjike, uji që ka shkuar gjatë kësaj jave në shtëpitë e banorëve të Krujës ka qenë i kontaminuar me bakteret Escherichia Coli dhe Streptokokut Fekal. Tashmë, pritet që autoritetet përkatëse të dalin me deklaratë zyrtare për përgjegjësit dhe mënyrën sesi këto baktere përfunduan në shtëpitë e qytetarëve.
“Për këtë qëllim, është urdhëruar kryerja e akteve të ekspertimit mjeko – ligjor për të përcaktuar se cili ka qenë shkaku i helmimit të banorëve. Janë duke u kryer hetime në drejtim të analizave fiziko-kimike dhe bakteriale të ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Krujës, si dhe veprime të tjera hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me këtë ngjarje”, njoftonte sot Prokuroria.