zoom

Aktualitet

“Do zëmë morra e pleshta”/ Helmimi masiv, qytetari në Krujë: Nuk kemi ujë për t’u larë, për të pirë po e blejmë

Banorët në Krujë po përjetojnë ditë të vëstira, pasi po përballen jo vetëm me shqetësimet shëndetësore nga helmimi për shkak të ujit të pijshëm, por edhe me mungesën e ujit në rrjet.

I revoltuar, një qytetar, pasi del nga spitali ku mori mjekimin e duhur, u shpreh se nuk kanë ujë për t’u larë.

“Erdha në spital sepse kisha dhimbje barku, dhimbje koke. Mungesa e ujit shumë problem. Qeveria duhej të na kishte sjellë ujë me bote që të hënën. Për të pirë po e blemë ujin, për t’u larë hiç. Do zëmë morra e pleshta. Pleshta mirë se nuk të bëjnë gjë, por morrat”, thotë qytetari.

Bashkia e Krujës, pas shumë orësh nisi pasditen e djeshme shpërndarjen e ujit me bote për qytetarët. Megjithatë nuk dihet nëse ky furnizim me ujë vijon edhe ditën e sotme.

130 qytetarë të tjerë në Krujë i janë drejtuar spitalit mbrëmjen e djeshme, duke e çuar në 500 numrin e personave të helmuar nga uji i pijshëm.