zoom

Aktualitet

Dy pacientë në Urgjencë/ Helmimi në Krujë, si është situata aktuale

Situata në Krujë vijon të mbetet problematike si pasojë e helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm. Gjatë pasdites së djeshme është vënë re një shtim i i rasteve ndërsa gjatë natës situata ka qenë pak më e qetë. Në Urgjencën e spitalit ndodhen dy pacientë të shtruar.

Një pjesë e të prekurve nga helmimi, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spital janë dërguar në shtëpi, ku po ndjekin një regjim mjekësor të përcaktuar nga mjeku.

Megjithatë kjo e bën më të vështirë për përcaktimin e bilancit të numrit total të të prekurve nga helmimi duke qenë se edhe drejtuesit e spitalit apo mjekët nuk kanë dhënë një numër të saktë.

Qyteti i Krujës nuk është furnizuar ende me ujë nga Ujësjellësi i Qytetit që prej shfaqjes së këtij problemi. Një pjesë e banorëve kanë marrë ujë nga autobotet që qarkullojnë nëpër qytet, ndërsa të tjerë e kanë blerë atë.