zoom

Aktualitet

Misteri i vdekjes së 4 rusëve, prokuroria kërkon ndihmë nga kompanitë e huaja

Prokuroria ka marrë një tjetër vendim sa i përket hetimit të vdekjes së mistershme të katër shtetasve rusë një javë më parë në zonën e Qerretit të Kavajës.

Mësohet se prokuroria i është drejtuar me një kërkesë një kompanie të huaj për të kryer analizat e ujit të pishinës. Mësohet se prokuroria ka bllokuar pjesën e SPA-së së hotelit. Ajo ruhet nga efektivë të policisë. Ndërkohë nuk kanë dalë ende rezultatet e klorit dhe të ujit që janë përdorur në këtë SPA. Këto analiza janë vendimtare ndërsa pritet dhe një ekspertizë shtesë nga shteti rus.

Trupat e katër shtetasve rusë u gjetën në saunën e hotelit “Gloria Palace” në Qerret.

Nga raportet paraprake dyshohet se vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksimi, por nuk përjashtohen edhe pista të tjera. Viktimat ishin çifti i bashkëshortëve Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova 31 vjeç me bashkëshortin e saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Më 22 tetor familjarët tërhoqën trupat e pajetë të 4 turistëve rusë.

Postime të lidhura