zoom

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Vdekja e rusëve në Kavajë, ushtria zbarkon në hotel

Sot dhe nesër ushtria do të kryejë eksperimentin për të gjetur shkakun e vdekjes së 4 rusëve, bashkëshortët Sergei dhe Natali Burenkova, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndëri Nikita Belusov, të cilët u gjetën pa shenja jete në pishinën e hotelit Gloria Palacë.

Grupi hetimor pritet të zhvillojë një eksperimet në ambientet e pishinës, ku ekspertët e laboratorit ushtarak do të përcaktojnë nëse ka pasur elementë të jashtëm biologjikë apo armë kimike që mund të kenë shkaktuar edhe vdekjen.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa hetime po zhvillohen edhe në shtetin Rus ku është kryer autopsia pas mbërritjes atje të trupave të viktimave. Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes në rrethana cilësuese, teksa ka administruar disa dëshmi dhe prova material.

Edhe ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve mbi vdekje e turistëve rusë.