Aplikacion
Një aksident i frikshëm ndodhi këtë të hënë në Korçë, ku një shofer humbi kontrollin e mjetit.

Për pasojë, makina u përplas dhe ngeci te barrierat mbrojtëse të rrugës.
Falë barrierës, mjeti nuk përfundoi në humnerë. Shoferi shpëtoi mrekullisht me disa plagë të lehta në trup.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
