zoom

Bota

Misteri i vdekjes së 4 turistëve/ Ambasada ruse: Ekzaminim shtesë sipas ligjeve tona, hetim i ri

Ambasada e Federatës ruse ka reaguar sot në lidhje me 4 viktimat që janë shtetas të saj që humbën jetën në mënyrë të mistershme në Qerret të Kavajës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shprehet se kërkon një tjetër ekzaminim sipas ligjeve të saj në fuqi.

Kjo siç duket do të kryhet në Rusi, pasi ambasada ka tërhequr katër trupar e pajetë. Gjithashtu ato kërkojnë një bashkëpunim me palën shqiptare sa i përket hetimeve për këtë ngjarje tronditëse.

“Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.
Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre.
Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, thuhet në njoftimin për median.