Aplikacion
Mendohet se grabitësit ishin nga zona e Kurbinit apo dhe Krujës. Kjo ishte konstatuar nga e folura e tyre sipas familjarëve të biznesmenit. Madje disa prej tyre iu drejtonin me emra fëmijëve çka tregon se i njihnin dhe gjithçka ka qenë e mirëorganizuar.
Komuniteti i zonës e njeh si “Nazmi Fajdexhiu” për shkak të dhënies së shumave të parave dhe eurove me fajde, tek persona të ndryshëm. Emri i tij ka dalë dhe tek dosja e “Shullazit”.
Kjo pasi bashkëpunëtori i prokurorisë në procesin gjyqësor kundër Shullazit dhe 4 personave të tjerë, Ylvi Beqja, ka pasur një marrëdhënie fajdeje me Nazim Çangun, ku Beqja i ka marë Çangut një shumë financiare borxh.
Për këtë fakt, Nazmi Çangu është paraqitur në gjykatë si dëshmitar i të pandehurve, duke pretenduar se Ylvi Beqja i kishte marrë sasinë e eurove dhe nuk ja kishte kthyer më.
Por Nazmi Çangu, është proceduar në vitin 2011 për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”, vepër penale që më pas është pushuar nga gjykata.