zoom

Aktualitet

Vdekja e 4 turistëve rusë, Prokuroria e Tiranës heton zyrtarisht për vrasje

Vdekja e katër turistëve rusë në një hotel luksoz, në Qerret të Kavajës do të hetohet zyrtarisht për vrasje nga Prokuroria e Tiranës.

Mësohet se materialet hetimore për ngjarjen në fjalë janë regjistruar në një procedim pa emër për veprën penale të “Vrasjes”.

Grupi hetimor pas mbledhjes së zhvilluar sot, vendosi ta regjistrojë hetimin nën këtë akuzë, pavarësisht se nuk kanë dalë në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.

 

Postime të lidhura