zoom

Aktualitet

4 turistë humbën jetën në Kavajë/ Reagon Ambasada e Rusisë: Presim hetim të plotë për sqarimin e rrethanave

Ambasada Ruse në Shqipëri ka reaguar për rastin e katër turistëve që u gjetën pa shenja jete në Qerret të Kavajës.

Në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, ambasada konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov.

Po ashtu, në reagim thuhet se Seksioni konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit në vend, ndërsa shtohet se Rusia pret një hetim të plotë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së katër turistëve.

Trupat do të riatdhesohen në vendlindjen e tyre.

REAGIMI

“Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë qytetit të Kavaya. Seksioni konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe po sqaron rrethanat e incidentit. Ne mezi presim një hetim të plotë nga ana shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Familjarët e viktimave janë njoftuar. Trupat do të riatdhesohen në vendlindjen e tyre.”