zoom

Të gjitha

”E fala për 6 vite”/ Arjola Demiri rrëfen tradhtinë e ish-partnerit

Prova javore ka vijuar për dyshen e banorëve të ”Big Brother Vip”, Ilir dhe Arjola.

Radhën për të rrëfyer diçka e kishte pikërisht Arjola, së cilës iu desh të ndante për Ilirin dhe publikun tradhtinë nga ish-partneri i saj.

Ajo tha se e kishte mësuar këtë gjë nga një mikesha e saj, por vetëm pas disa kohësh mundi ta besonte vërtet.

“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhtoja, më tradhton vetë”, tha ajo.

Më tej aktorja tregoi se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.

“Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë”, shtoi ajo.