zoom

Politikë

Kush janë demokratët që presin Berishën sot në Durrës, mes tyre dhe figura të njohura të PD-së

Ish-Kryeministri Sali Berisha vijon sot turin e tij të foltores dhe sot ka shkuar në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë për të pritur Berishën, në Durrës janë mbledhur qindra demokratë ku nuk mungojnë as figura të rëndësishme të PD-së, emra si Edi Paloka, Oerd Bylykbashi apo Flamur Noka.

Kujtojmë se ky do jetë takimi i katërt që ish-Kryeministri do të zhvillon me bazën e Partisë Demokratike, pas tre tubimeve të para që zhvilloi në Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Berisha ka kundërshtuar vendimin e Bashës për largimin e tij nga grupi parlamentar, duke e konsideruar atë “thikë pas shpine”, ndërsa ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.