Aplikacion
Sipas mjekut Shehu është shkelje e rëndë të kërcënosh si Rama: “kush nuk vaksinohet nuk hyn në auditor”, pa paraqitur një strategji vaksinimi!
“Po, është arbitrare, sepse është urdher i pa bazuar në Kushtetutë, shkelje të drejtave, ndoshta dhe i dëmshëm për shëndetin. E kam ngritur disa herë këtë, së pari shteti u shpjegon qartësisht qytetarëve strategjinë e tij, sigurinë që u jep, çfarë masash ka marrë e çfare u ofron, e më tej vendos masa detyruese, edhe këto fleksibile për këtë rast. Aktualisht jemi një nga vendet me numrin më të ulët te vaksinimeve në Botë, vetëm me 25% të popullsisë me vaksinim të plote, dhe këto në shumicën dërmuese me vaksinat kineze të pacertifikuara e të pa pranuara nga Europa e Perëndimi”, shprehet Shehu.
Duke qenë pro modelit të BE-së Grën Pass, Shehu thekson se problemi në Shqipëri janë se pjesa më e madhe e të vaksinuarve kanë marrë atë kineze që nuk njihet nga ana vendet e anëtare të Unionit.
Reagimi i plotë
“Ështe shkelje e rëndë të kërcënosh si Rama: “kush nuk vaksinohet nuk hyn në auditor”, pa paraqitur një strategji vaksinimi!
Po, është arbitrare, sepse është urdher i pa bazuar në Kushtetutë, shkelje të drejtave, ndoshta dhe i dëmshëm për shëndetin.
E kam ngritur disa herë këtë, së pari shteti u shpjegon qartësisht qytetarëve strategjinë e tij, sigurinë që u jep, çfarë masash ka marrë e çfare u ofron, e më tej vendos masa detyruese, edhe këto fleksibile për këtë rast.
Aktualisht jemi një nga vendet me numrin më të ulët te vaksinimeve në Botë, vetëm me 25% të popullsisë me vaksinim të plote, dhe këto në shumicën dërmuese me vaksinat kineze të pacertifikuara e të pa pranuara nga Europa e Perëndimi.
Pra shteti përpara se të marrë një mase të tillë penalizuese ndaj qytetarëve duhet:
1-Të sigurojë për të gjithë qytetarët vetëm vaksina të certifikuara nga EMA, të aplikuara sipas llojit në bazë të indikacioneve të tyre për grup mosha, gjendjes shendetësore etj, siç po e realizon edhe Kosova.
Gjë që kërkon për Shqipërine mbi 5,5 Milion doza, krejt e realizueshme kjo edhe tashti mbas kaq vonese, përgjegjëse për të cilen është vetëm Qeveria.
2-Të deklarojë çfare do të bëhet me ata, që janë vaksinuar me ato vaksina të pa efekeshme e të papranueshme sipas Perëndimit, qytetarë, pedagogë e studentë këta.
Psh. a do te lejohen ata të hyjne ene auditore me ato vaksina, që mund te jetë placebo.
Në fakt këta duhet te trajtohen si të pa vaksinuarit e t’u ofrohet rivaksinim i plote me vaksina të sigurta, gjë që po e bën edhe Turqia.
3- Po për shkollat e mesme çfarë do të bëhet? Në fakt duhet vepruar si në vendet e tjera, edhe si ne Kosove, duke ulur moshën e vaksinimit në 12 vjeç.
Fatkeqësisht edhe për këtë pikë ka vetëm heshtje nga Qeveria e “Komiteti”, për të mos folur sot edhe për “dozën e tretë”.
Mbasi shteti të ketë realizuar këto detyrime ndaj qytetarëve, nxënësve, studentëve, mësuesve a pedagogëve, mund të hapet diskutimi për ndalimin e hyrjes nëpër klasa.
Unë jam per “Grën Pass”, por vetëm atëherë kur realizohen konditat, vetëm mbi bazën e asaj metodike, që po aplikohet në vendet e BE.
Por jo pa strategji, pa transparence e diskutim, pa siguri, duke detyruar njerezit tu injektohen vaksina te pa certifikuara nga EMA, së paku shumë të dyshimta këto. Kjo mund te quhet edhe talebanizem!
E rëndë në Kosovë! Pasi e josh me drogë tenton abuzimin homoseksual, e godet dhe me thikë në kokë