Aplikacion
Ministrja Manastirliu në mbledhjen e Komitetit paralajmëroi vendosjen e gjobave, ndaj atyre personave që i shkelin këto masa.
Nga 1 shtatori ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00.
Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID.
Një tjetër masë është vaksinim i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë
Kush hyn në Shqipëri duhet të plotësojë 1 nga këto kushte: Pasaportë vaksinimi jo më e vonë se 2 javë nga bërja, test PCR brenda 48 orëve
Provë e kalimit të infektimit jo më shumë se 6 muaj. Ata që s’kanë një nga dokumentet duhet të izolohen.
Në Aeroporte do të lejohen të hyjnë pasagjerët që udhëtojnë, duke përjashtuar të afërmit e tyre. Ata duhet të jenë të pajisur me maska.
Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, e në ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik
– Për studentët bëjmë thirrje edhe njëherë vaksinim brenda muajit shtator në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet në auditore ashtu siç ata e kanë kërkuar vazhdimisht dhe të lehtësohet ecuria e procesit mësimor.
– Informojmë që vaksinimi kryhet në çdo qendër shëndetësore dhe në pikat e vaksinimit të përqendruar. Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm mbas datës 30 shtator
– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre.
– Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.
– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhëri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.
– Në të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor vazhdon të mbetet në fuqi moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat të cilët janë të shtruar.
– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë.
– Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik masa e penalitetit shkon nga 100 mijë lekë deri në 700 mijë lekë në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet