Aplikacion
“Dhjetëditëshin e fundit kemi rritje të personave që vijnë në urgjencën tonë për të kërkuar ndihmën mjekësore më shumë të lidhur me oksigjenimin dhe le të themi te një mesatare ditore te 15 raste e kemi pasur,” thotë mjekja.
Rreth 95 % e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar. Ata që kanë marrë dozat anti Covid tregon mjekja, po paraqesin forma më të lehta të sëmundjes.
“Kemi pasur mosha të reja edhe 20 vjeç, por mbizotëron mosha mesatare 65 vjeç. Rezulton që pacientët janë të pavaksinuar,” thekson mjekja.
Mutacioni “Delta” në formën e mesme dhe të rëndë të tij sipas mjekes Qyra po shfaq të njëjtin agresivitet si varianti klasik dhe ai britanik i Covid-19
“Mund të kemi një formë pak më të lehtë të shfaqjes së deltës me temperaturë, kollë, në format mesatare nuk bëjnë dallim vështirësia në frymëmarrje është njësoj dhe ecuria nëse është e rëndë është njësoj,” shprehet Qyra.
Ndërkohë të infektuarit aktiv në të gjithë vendin kanë arritur mbi 7 600 persona, të shtruarit në infektiv i kanë kaluar 90 pacientë nga një apo dy raste që zbritën gjatë muajit korrik.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet