zoom

Aktualitet

“Ishte në presion dhe e frikësuar”/ Jetoi 2 muaj me vrasësin, flet babai i 18-vjeçares

Babai i vajzës 18-vjeçare që u dhunua për vdekje në Kosovë ka folur për mediat. Sipas tij, ai e kuptoi vonë se vajza shoqërohej me një person që ka pasur vepra kriminale. Babai u shpreh për RTK-në se është shumë i tronditur, por pret që organet e rendit dhe ligjit ta zbardhin rastin dhe të kapin të dyshuarin, që sipas tij, i mori jetën vajzës së tij.

Babai i 18-vjeçares lutet që ky rast të jetë i fundit. Ai apelon që prindërit të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë se me kë shoqërohen fëmijët e tyre.

Babai i të resë thotë se vajza ka jetuar për rreth dy muaj me personin që është në kërkim, por sipas tij, viktima ka qenë në presion dhe është frikësuar që t’i tregojë familjes për dhunën që i ka ushtruar personi që tashmë është në arrati.

Ai shton se vazhdimisht e kanë pyetur, por 18-vjeçarja nuk ka treguar asgjë, sepse ka qenë në presion psikik. Po ashtu, ai është shprehur i revoltuar me organet e drejtësisë që kanë lënë në liri një person të dyshuar për disa vepra penale.

“Gjyqësori do të duhej të merrte masa ndaj këtij personi i cili familjen time e goditi keq. Jemi shumë te shqetësuar për këtë që më ka ndodhur”, ka thënë ai.

Postime të lidhura