Aplikacion
“Po qaj në këto momente. Dy djem të rinj, 16 dhe 17 vjeç të cilët ranë nga avioni që shkonte për në SHBA ishin komshinjtë e hallës sime. Trupat e tyre iu sollën prindërve në shtëpi. Teksa flisja në telefon me hallën time, dëgjohej duke ulëritur mamaja e djemtë që mbetën viktima.
Dhimbja e saj është e papërshkrueshme. Kjo nuk është ajo çfarë meriton populli afgan, pas 20 vitesh bombardime. Shpresoj që zyrtarët e Afganistanit që e shitën vendin e tyre të varen nga turpi. Kandahar, Jalalabad, Mazar-e-sharif, Ghazni dhe shumë qytete të tjera të mëdha janë pushtuar, teksa qeveritarët bënë marrëveshje me talebanët dhe urdhëruan personelin e ushtrisë të ikte.
Sa për Joe Biden dhe forcat perëndimore të cilat u tërhoqën nga Afghanistani, megjithëse iu tha se qeveria do të binte. Nuk kam fjalë për këta njerëz. 20 vite duke luftuar për çfarë? Të vraposh e të evakuohesh kur populli afgan ka më shumë nevojë për ju? Turp t’ju vijë”, shkruan ai.
“Dëgjo moj dëgjo, ti ke qenë me 5-a” – Sazan Guri përplaset me gjuhëtaren në studio