Aplikacion
Një mjet tip ‘Benz’ dhe një fuoristradë u përplasën ‘kokë më kokë’ mbi Urën e lumit Drin në Gjoricë, pjesë e rrugës së Arbrit.
Në të dy automjetet ndodheshin disa persona të cilët kanë pësuar lëndime, ndërsa u transportuan me urgjencë drejt spitalit Rajonal Dibër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti.