zoom

Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel/ Benzi del nga rruga

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel – Klos. Një makinë tip “Benz” doli nga rruga dhe ka përfunduar në shkurre.

Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin 5 persona, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta. Fatmirësisht, si pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.