zoom

Të gjitha

Zyrtare/ Aurela Hoxha nënë e një djali (FOTO)

Pak muaj më parë u përfol se Aurela Hoxha solli në jetë fëmijën e saj të parë. Modelja dhe partneri i saj u bekuan me një djalë, por këtë lajm preferuan ta mbanin sekret deri ditën e sotme

Aurela nuk i rezistoi dot më gjatë tundimit për të publikuar foto të djalit të saj dhe sot ka ndarë në Insatgram imazhet e para me të. Ajo shihet në foto mjaft e lumtur, teksa mban në krahë të voglin e saj. Ndërsa në njërin nga imazhet ajo shihet duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri. Megjithatë modelja nuk ka zbuluar ende asnjë detaj, se kur ka ardhur në jetë vogëlushi dhe me çfarë emri e kanë pagëzuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela)


Në fakt Aurela ka një arsye shumë të fortë përse gjithë këto kohë është treguar shumë e rezervuar për jetën e saj private. Burime pranë saj treguan për gazetën “Panorama Plus” se ajo është duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates që të mos publikojë detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

Aurela Hoxha ka 6 vite që është në një lidhje me partnerin e saj, i cili është mësuar se quhet Alban. Në ditën e Shën Valentinit, Aurela zbuloi se ajo dhe partneri kanë shumë vite bashkë, teksa ndau edhe një moment të ëmbël me të në InstaStory.