zoom

Të gjitha

“Nuk i lajmë fëmijët”, aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher habisin me deklaratën e tyre

Aktorët e famshëm, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë habitur me deklaratat e dhënë së fundmi. Dyshja kanë rrëfyer se nuk i lajnë fëmijët, por vetëm në rastet kur duket ndonjë papastërti tek ata.

“Unë nuk kisha ujë të ngrohtë teksa isha fëmijë në rritje, ndaj dhe nuk bëja shpesh dush. Kur u bëra nënë, as fëmijët e mi nuk i laja çdo ditë. Unë nuk laja bebat e mi shumë shpesh. Sipas “Mayo Clinic” të lash fëmijën çdo ditë mund të thajë lëkurën e tij”, u shpreh Mila.

Çifti janë prindër të vajzës Wyatt Isabelle, 6 vjeç dhe djalit Dimitri Portwood, 4 vjeç. Para disa kohësh, aktorët treguan se kanë vendosur ta çojnë për bamirësi pasurinë e tyre duke ua hequr nga e drejta fëmijëve që u takon! Ky vendim mund të duket shumë i çuditshëm, por Ashton e ka arsyetuar atë përmes një sqarimi për publikun:

“Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe as nuk e dinë këtë. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi”.

“Unë dua që ata të jenë vërtet të shkathët. Shpresojmë që të jenë të motivuar për të patur atë që kishin, ose ndonjë version të asaj që kishin”.

“Deri më tani, tradita jonë është të mos ju dhurojmë asgjë. Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjen, Wyatt ishte 2 vjeç dhe ne nuk i dhamë asgjë – ishin gjyshërit që i bënë dhuratë. Ju përgjëruam prindërve që t’u bënin vetëm një dhuratë secilit, pasi në të kundërt ato do të faleshin. Kjo është tradita jonë e re!”