Aplikacion
Gjatë vitit 2023, pas marrjes së Eurobondit teprica e likuiditetit total të të gjithë monedhave paraqitet në intervalin 75-131 miliardë lekë. Pjesa më e madhe e tepricave është akumuluar gjatë vitit është në valutë, përkatësisht euro, duke u luhatur në intervalet 18 – 100 miliard lekë.
Marrja e Eurobondit ka rritur tepricën e likuiditetit në monedhën euro me 224.27% krahasimisht me gjendjen e likuiditetit në euro në datën paraardhëse. Ndërsa teprica e likuiditetit në monedhën vendase është luhatur përgjatë vitit 2023 në intervalin 4 – 50 miliardë lekë. Të dhënat tregojnë se likuiditetet e lira në llogaritë e buxhetit 2023 kanë arritur në muaj të caktuar në 20 % të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.
Nga mbajtja e likuiditetit në euro janë krijuar humbje nga kursi i këmbimit së paku 2,8 milionë euro.
KLSH vëren se menaxhimi i likuiditetit konstatohet se mbart problematika edhe si pasojë e disa faktorëve. Ministria e Financave ka mungesa e strukturave të specializuara për miradministrimin e mjeteve monetare të qeverisjes së përgjithshme.
Janë konstatuar mungesa të instrumenteve operacionalë, të cilët aplikohen në mënyrë të njëanshme nga Banka e Shqipërisë dhe me kushte ekskluzive.
Një arsye tjetër është akumulimi i mjeteve monetare përgjatë pjesës së fundit të vitit buxhetor. Ndryshimi i shpeshtë i buxhetit me akte normative dhe mos detajimi në kohë i planit buxhetor po krijon likuiditete.
Është verifikuar se mjetet monetare në euro paraqiten me teprica të konsiderueshme likuiditeti dhe nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto.
Për më tepër, kryerja e konvertimeve me anë të instrumenteve të këmbimit SWAP përgjatë vitit 2023, ka rezultuar me humbje të konsiderueshme për shkak të diferencës së kurseve spot-forward, duke mos shfrytëzuar mundësitë për kryerje të konvertimeve të njëanshme të monedhës së huaj në monedhë vendase.
KLSH vëren se konvertimet e kryera përmes instrumenteve SWAP rezultojnë të jenë kryer në kah të kundërt me përcaktimet në marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku në nenin 5 të saj parashikohet se “Me qëllim menaxhimin e likuiditetit në valutë dhe flukseve të shërbimit të borxhit të jashtëm, Ministria mund të kërkojë realizimin e kontratave SWAP me Bankën”.
Koncepti i kryerjes të këtyre konvertimeve konsiston në mbulimin e nevojave për pagesa në monedhë të huaj duke përdorur monedhën vendase dhe jo e anasjelltas, argumenton Kontrolli i Lartë i Shtetit./ Monitor.al
Administrata nuk e “tërhoqi” dot biznesin! Pagat rriten ndjeshëm në shtet, ulen tek privati