Aplikacion
Nuk kemi folur për limitet tona, për burimet e informacionit, prej nga na vinë, kush janë këta njerëz, sa janë të besueshëm. Nuk kemi fol për pronar mediash shtypës e përdhunues të gazetarisë e të fjalës së lirë. Nuk kemi folur për diskriminimin e 85 përqind të gazetarëve. Nuk kemi folur për një pjesë të moderatorëve dhe analistëve, të cilët jo vetëm që janë të përfshirë në krim, por edhe jane bërë pjesë e krimit, duke përndjekur e persekutuar individ të ndryshëm brenda gazetarisë, politikës, dhe biznesit.
Nuk kemi guxuar kurrë ta ngrisim gishtin kundër kolegëve biznesmenë, që janë më të pasur se sa shumë bosa të krimit.
Të gjitha dihen. Për të gjitha flasim nëpër tavolina. Të gjithë e dimë se disa analistë dhe moderatorë iu trokasin nëpër zyra pronarëve të mediave, duke u thënë largojeni këtë, e merreni filanin, ose filanen. Moti është ndërtuar litari, ose boshti i krimit në gazetari, po askush nuk ka guxuar as me lekunde, se lëre ma me prekë.
Çfare gazetari-e, mundet me qene ai-ajo, kur 24 orë shoqërohet me politikan, udhëton me ta, bënë pushime me ta, dhe pastaj i fton në studio, duke bërë gjasme pyetje provokative?!!!
Kjo kastë e gazetarëve shume na bënë të turpërohemi që jemi gazetar, analistë, madje edhe recepsionistë të shumë mediave…!!!
Për çdo koleg më vjen keq, ama jo çdo kush mundet me abuzu me profesionin e shenjtë të gazetarisë!/ Milaim Zeka