Aplikacion
Pra, kompletimi i një cikli, prej të paktën 10 sezonesh në krye të klubit për të cilin ai nënshkroi në verën e 2016.
“Manchester City do të thotë shumë për mua. Ky është sezoni im i nëntë këtu; ne kemi pasur momente të pabesueshme së bashku. Kam një ndjenjë shumë të veçantë për këtë klub futbolli. Prandaj jam shumë i lumtur që do të qëndroj edhe për dy sezone të tjera”, tha Pep pas nënshkrimit të kontratës së re.
Vemdimi konsiston në një zgjatje njëvjeçare të kontratës, e cila, në parim, do të skadonte në verën e vitit 2025. City i kishte dhënë katalanasit lirinë absolute për të vendosur për të ardhmen e tij, si për sa i përket viteve të kontratës ashtu edhe shumës financiare.
Llogaritet se trajneri Sampedor fiton më shumë se 20 milionë euro në vit. Prandaj, ishte një vendim në duart e Pep.
“Uria e tij për përmirësim dhe sukses mbetet e pangopur dhe përfituesit e drejtpërdrejtë të kësaj do të vazhdojnë të jenë lojtarët dhe stafi ynë, klubi dhe futbolli anglez në përgjithësi”, tha Khaldoon Al Mubarak, shefi i Manchester City.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike