zoom

Aktualitet

Erion Veliaj do të blejë 13 milionë lekë një aparat fotografik

Erion Veliaj do të blejë 13 milionë lekë një aparat fotografik.
Agjencia e Prokurimeve Publike njoftoi tenderin më datë  17 tetor 2024, me objekt ‘Blerje aparat fotografik profesional’. “Gara” ka qëndruar hapur deri më 29 tetor 2024, kur është mbajtur edhe tenderi. Këto aparate duhet të kenë cilësi të larta që ta nxjerrin Veliajn si top model.
Zyra e Veliajt nuk është lodhur për  të shpallur fituesin, pasi nuk ka ndjekur procedurat ligjore për zhvillimin e prokurimit.

Është dorëzuar vetëm një ofertë nga firma “QuantX IT Solutions” shpk, prandaj procedura duhej anuluar për mungesë  konkurrence.

Image

Pa nevojë konkurrence, pa marrë mundimin të shqyrtojë dokumentet e ofertës së dorëzuar, duke cenuar rregullat kryesore të Prokurimeve Publike, komisioni i Veliajt ia dhuroi këtë tender kompanisë “QuantX IT Solutions” shpk, duke firmosur në fund kontratën 13 milionë lekëshe.

Në treg aparatet fotografik të markave më të mira botërore, Canon apo Nikon me të dhënat që kërkon Bashkia Tiranë, i gjen nga 1 deri 5 mijë mijë euro, madje edhe më lirë.

Më datë 14 nëntor 2024, komisioni i Veliaj ka bërë publike kontratën përfundimtare me fitues “QuantX IT Solutions” shpk, ku shënohet ndër të tjera, se “nuk ka operator të skualifikuar”.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.