zoom

Aktualitet

Rrëqeth gjyshja e shokut të Martinit: E priste nëna për drekë në shtëpi, ku i vajti fëmija?

Gjyshja e shokut të Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në shkollë, foli e përlotur për mediat një ditë pas ngjarjes tronditëse.

Ajo u shpreh se nipi i saj është bashkëmoshatar i Martin Canit, në klasë paralele. Ngjarjen, sipas gjyshes, 14-vjeçari e ka përjetuar si traumë, ndërsa e përlotur kërkoi përgjegjësinë te prindërit, mësuesit dhe roja.

“Nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot ne jemi… Nuk e di, mos na fol më. E priste nëna për drekë në shtëpi. Ku i vajti ai fëmijë? Ku i shkoi? Ku shkoi përgjegjësia e rojeve, e mësuesve, e prindërve? Prindi duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë mësuesin, të respektojë më të madhin, jo kështu. Nipi im ka ngrirë, ka ngrirë komplet. Është i shokuar nga ngjarja”, u shpreh e prekur gjyshja e shokut të 14-vjeçarit, që u vra me thikë.